31/10/2026
Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” bëhet sërish pikëtakim i teatrit bashkëkohor ndërkombëtar!
Nga 6 deri më 8 nëntor 2026, do të jeMI nikoqir të edicionit të radhës të Kosovo Theatre Showcase, një platformë e rëndësishme për prezantimin e teatrit, shkëmbimin artistik dhe diskutimin mbi zhvillimet e skenës bashkëkohore.
I organizuar nga Qendra Multimedia, për të dytin vit me radhë Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” do të mirëpresë artistë, regjisorë, dramaturgë, kritikë dhe profesionistë të teatrit nga Kosova dhe bota.
Programi përfshin punëtori, konferenca, diskutime me panelistë ndërkombëtarë dhe shfaqje teatrore, duke krijuar hapësirë për dialog, ide të reja dhe bashkëpunime artistike.
Në mesin e folësve dhe panelistëve të konfirmuar janë emra të njohur të skenës ndërkombëtare, si Mark Ravenhill, Sebastian Nübling, Mattias Andersson, Oliver Frljić, Giannina Carbunariu, Data Tavadze dhe Natasha Tripney.
Për programin e plotë dhe më shumë detaje rreth aktiviteteve, ju ftojmë të përcillni faqen e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”.