Teatri Dodona

Teatri Dodona Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona/Prishtina City Theatre Dodona

Premierë“JETIMËT” – Një bashkëprodhim artistik Shqipëri–Kosovë E hënë 7 shtator 2026Shfaqja teatrore “Jetimët”, një prod...
07/09/2026

Premierë
“JETIMËT” – Një bashkëprodhim artistik Shqipëri–Kosovë
E hënë 7 shtator 2026

Shfaqja teatrore “Jetimët”, një produksion i realizuar përmes bashkëpunimit artistik Shqipëri–Kosovë, do të shfaqet para publikut në Teatrin e Qytetit të Prishtinës "Dodona" në Prishtinë, të hënën, më 7 shtator 2026 ora 20:00, ndërsa më 12 shtator 2026 do të prezantohet në Londër, në King Alfred Phoenix Theatre.
Një tragjikomedi e fuqishme, emocionuese dhe magjepsëse, “Jetimët” sjell në skenë historinë e tre njerëzve të formësuar nga vetmia, mungesa dhe nevoja e thellë njerëzore për t’u dashur. Një takim i papritur i përball ata me sekrete, plagë dhe të vërteta që i kanë mbajtur të fshehura.
Duke lëvizur mes humorit të zi, tensionit dhe momenteve thellësisht prekëse, shfaqja kalon vazhdimisht nga e qeshura te dhimbja, duke ngritur pyetje mbi familjen, braktisjen, dashurinë dhe nevojën njerëzore për të pasur dikë që mund ta quajmë “tonin”.Një tragjikomedi brilante që të bën të qeshësh, të shqetëson dhe, mbi të gjitha, të fton të reflektosh.
Shfaqja vjen si një bashkëpunim artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkon në skenë artistë nga të dyja vendet. Regjia është e Ilir Boksh*t, ndërsa në role interpretojnë Adrian Morina, Ylber Bardhi dhe Ledion Zoi. Asistent regjisor është Butrint Pasha, skenografinë dhe kostumet i ka realizuar Petrit Bakalli, muzika është e Butrint Pashës, ndërsa përkthimi është realizuar nga Artur Lena. Producentë të projektit janë A&M Arts and Films dhe Teatri Dodona.
Një rëndësi të veçantë në realizimin e këtij projekti ka pasur mbështetja e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit Cult Alb, për të cilën ekipi realizues shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë. Mbështetja institucionale për projekte të përbashkëta kulturore Shqipëri–Kosovë është një dëshmi e rëndësishme e vullnetit për të forcuar bashkëpunimin artistik mes dy vendeve dhe për të krijuar ura të reja të komunikimit kulturor në rajon dhe më gjerë.
Pas prezantimit në Prishtinë dhe Londër, “Jetimët” do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar, me prezantime të planifikuara në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si dhe me pjesëmarrje në festivale dhe aktivitete të ndryshme teatrore në rajon dhe në Evropë.
Përmes këtij projekti, “Jetimët” synon jo vetëm të sjellë një vepër të rëndësishme të dramaturgjisë bashkëkohore para publikut, por edhe të dëshmojë potencialin e bashkëpunimit artistik Shqipëri–Kosovë dhe të kontribuojë në prezantimin e artistëve shqiptarë në skenat ndërkombëtare.

29/06/2026

Informim

Të nderuar shikues,

Ju njoftojmë se Teatri i Qytetit të Prishtinës "Dodona" ka përmbyllur sezonin pranveror të shfaqjeve.

Shfaqjet do të rifillojnë në muajin shtator 2026.

Ju falënderojmë për mbështetjen dhe praninë tuaj gjatë këtij sezoni dhe ju urojmë pushime të këndshme verore!

Me respekt,
TQP "Dodona"

Send a message to learn more

“Eli”E shtunë 27 qershor 2026, ora 12:00Elit, elefantes së vogël, nuk i lejohet të marrë pjesë në konkursin për balerina...
23/06/2026

“Eli”
E shtunë 27 qershor 2026, ora 12:00
Elit, elefantes së vogël, nuk i lejohet të marrë pjesë në konkursin për balerina, në Qytetin e Mjellmave, për shkak të mbipeshës, për të cilën gjë Eli është shumë e pikëlluar. Një natë, kukulla balerinë e saj shndërrohet në një mësuese të vyeshme të baletit dhe e trajnon Elin për të marrë pjesë në konkursin për ballerina.
Nga: Dituri Neziraj
Regjia: Fata Hyseni
Luajnë: Arta Lahu, Vjosë Tasholli
Skenografia dhe kostumet: Arijan Bytyqi
Muzika: Memli Kelmendi
Koreografia: Mimoza Shala
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
mosha: 3+
Mbështetur nga Komuna e Prishtinës
Prodhim i Teatrit të Qytetit të Prishtinës (TQP) Dodon

Rezervimi mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 12:00-15:00 në telefonin nr. 038/230-623.

"ART"24 qershor 2026, ora:19:30Në TQP DodonaRegjia dhe pershtatjaArtan TmavaSipas Yasmina RezaKoreografia-Erna S. TmavaA...
23/06/2026

"ART"
24 qershor 2026, ora:19:30
Në TQP Dodona

Regjia dhe pershtatja
Artan Tmava
Sipas Yasmina Reza
Koreografia-Erna S. Tmava
Aktrojnë - Arta Lahu
Molike Maxhuni
Vjose Tasholli
Skena dhe kostumet: Elma Azemi
Dizajn dritash:Skender Latifi, Albert Gashi
Teknika: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
Bashkëpunim i Teatri Dodona dhe Artan Tmava
Mbështetur nga Ministria E Kulturës, Rinisë Dhe Sportit.

"ART"23 qershor 2026, ora:20:00Teatri Shqiptar në ShkupRegjia dhe pershtatjaArtan TmavaSipas Yasmina RezaKoreografia-Ern...
19/06/2026

"ART"
23 qershor 2026, ora:20:00
Teatri Shqiptar në Shkup

Regjia dhe pershtatja
Artan Tmava
Sipas Yasmina Reza
Koreografia-Erna S. Tmava
Aktrojnë - Arta Lahu
Molike Maxhuni
Vjose Tasholli
Skena dhe kostumet: Elma Azemi
Dizajn dritash:Skender Latifi, Albert Gashi
Teknika: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi
Bashkëpunim i Teatri Dodona dhe Artan Tmava
Mbështetur nga Ministria E Kulturës, Rinisë Dhe Sportit.

"SONTE NUK JAM VETEM"E shtunën me 20 qershor 2026, ora 12:00.Autore: Dituri NezirajRegjisore: Ardiana MehmetiLuajnë: Nin...
16/06/2026

"SONTE NUK JAM VETEM"
E shtunën me 20 qershor 2026, ora 12:00.
Autore: Dituri Neziraj
Regjisore: Ardiana Mehmeti
Luajnë: Nina Ramadani, Molikë Maxhuni, Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi, Leonit Maloku, Arta Lahu, Vjosë Tasholli.
Skenografia: Elma Azemi
Kostumografia: Eduarta Blakçori
Kopozitor dhe videogra:Gëzim Hasani
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Mjeshter skene:Bedri Maloku, Albert Gashi, Fadil Bekteshi
Sinopsisi i shkurtër
Në qendër të shfaqjes është Dea, një vajzë e vogël që jeton në një jetimore dhe përballet me ndjenjat e vetmisë dhe humbjes. Teksa fshihet në botën e librit me përralla, imagjinata i sjell përballë personazhe si Kësulëkuqja, Borëbardha, Piter Pani, Ujku, Shtriga dhe Gjyshja. Secili prej tyre i ofron mbështetje, lojë, humor dhe mësime thelbësore për të përballuar vështirësitë emocionale. Mëngjesin tjetër, dëshira e saj plotësohet.
Rezervimin e biletave për repriza, mund ta bëni në telefonin 038 230 623 ,gjatë ditëve të punës nga ora 12:00 -15:00.

12/06/2026

Njoftim

Të nderuar shikues,

Ju informojmë se, për shkak të angazhimit të punëtorëve të TQP “Dodona” në aktivitetet e organizuara nga Shoqata Sindikale e Administratës së Komunës së Prishtinës, të shtunën, më 13 qershor, nuk do të mbahet shfaqja për fëmijë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Send a message to learn more

04/06/2026

Informim

Të nderuar shikues, gjatë muajit qershor 2026, diten e shtune 6, 13, 20 dhe 27 do te mbahet vetem nga nje reprize e shfaqjes per femije duke filluar nga ora 12:00.

Respekt,

"SONTE NUK JAM VETEM"E shtunën me 6 qershor 2026, ora 12:00.Autore: Dituri NezirajRegjisore: Ardiana MehmetiLuajnë: Nina...
04/06/2026

"SONTE NUK JAM VETEM"
E shtunën me 6 qershor 2026, ora 12:00.
Autore: Dituri Neziraj
Regjisore: Ardiana Mehmeti
Luajnë: Nina Ramadani, Molikë Maxhuni, Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi, Leonit Maloku, Arta Lahu, Vjosë Tasholli.
Skenografia: Elma Azemi
Kostumografia: Eduarta Blakçori
Kopozitor dhe videogra:Gëzim Hasani
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Mjeshter skene:Bedri Maloku, Albert Gashi, Fadil Bekteshi
Sinopsisi i shkurtër
Në qendër të shfaqjes është Dea, një vajzë e vogël që jeton në një jetimore dhe përballet me ndjenjat e vetmisë dhe humbjes. Teksa fshihet në botën e librit me përralla, imagjinata i sjell përballë personazhe si Kësulëkuqja, Borëbardha, Piter Pani, Ujku, Shtriga dhe Gjyshja. Secili prej tyre i ofron mbështetje, lojë, humor dhe mësime thelbësore për të përballuar vështirësitë emocionale. Mëngjesin tjetër, dëshira e saj plotësohet.
Rezervimin e biletave për repriza, mund ta bëni në telefonin 038 230 623 ,gjatë ditëve të punës nga ora 12:00 -15:00

"KONTRABASI"3 qershor 2026Autor Patrick SüskindRegjia dhe skenografia: Ben ApolloniLuan: Alban GoranciPërkthyer nga Alba...
01/06/2026

"KONTRABASI"
3 qershor 2026
Autor Patrick Süskind
Regjia dhe skenografia: Ben Apolloni
Luan: Alban Goranci
Përkthyer nga Alba Blakaj
Kostumografia: Dardana Goranci Iliyaz
Trajnuese e aktorit për kontrabas: Rona Maloku dhe Olta Beqa
Mjeshtër i dritave: Skender Latifi
Mjeshtër skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi
Formulimi muzikor: Ben Apolloni
Prodhim i Teatri të Qytetit të Prishtinës DODONA dhe Alban Gorancit.
Me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Address

Xhelal Mitrovica No. 41
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338230623

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri Dodona posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share