27/11/2019
Ndihmë per Shqiperin ♥️
Ndihmë dhe Strehim për të Dëmtuarit nga Tërmeti! Personat e prekur nga tërmeti në Durrës mund të drejtohen tek Stadiumi ‘Niko Dovana’ për strehim, ndërsa të prekurit në Tiranë të shkojnë pranë qendrave sociale të hapura në Shkozë, 5 maji, Lanabregas, Kombinat, Zogu i parë.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë me ndihma si; ushqime, veshje apo batanije, ju njoftojmë se po mblidhen në ambientet e bashkive të të gjithë qyteteve. Të cilat më pas do të shpërndahen në zonat e prekura nga tërmeti. Ndërkohë për më tepër informacion mund të klikoni mbi linkun https://e-albania.al/dhuro/?fbclid=IwAR341-T7SegzgwACeYQiLYW-nwO-URGVNwxhjBauKOXVX3sqX3B7WznAtMU