01/11/2026
🎄 Magjia e fundvitit fillon me planifikim!
Me përfundimin e Halloween-it, përmbyllëm edhe projektet tona të mëdha për këtë festë. Faleminderit të gjithëve që na besuat dekorimin e hapësirave tuaja! 🖤
Shumë kërkesa na erdhën në momentet e fundit dhe, për shkak të kohës së shkurtër, disa prej tyre nuk arritëm t’i realizonim, sado që do të dëshironim.
Prandaj, për festat e fundvitit, le të planifikojmë më herët! ✨ Ftojmë kompanitë, bizneset dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin shtëpisë apo hapësirës së tyre atmosferë festive, të na kontaktojnë që tani.
📩 Na shkruani për të diskutuar idetë tuaja dhe për të rezervuar dekorimin në kohë.
Me dashuri,
Fjonge Events 🤍