Kërkesa e madhe për lule dhe dhurata të dekoruara nga ekipi ynë profesional ka bërë që kësaj veprimtarie të veçantë artistike t’ia japim përkushtimin e duhur. Tek ne gjeni lule të punuara nga floriste të trajnuara, të cilat i adhurojnë lulet dhe ky përkushtim reflekton në çdo punim që bëjmë. ♥
Viti 2000
Që nga themelimi në Grand Decor kemi bërë kompozime të buqetave me lule, por rritja e kërkesës
për lule ka qenë arsyeja e krijimit të markës sonë të re ”Grand Flowers”. Viti 2020
Lokalin e parë Grand Flowers e hapëm në rrugën B, ku ekipi ynë çdo ditë ofronte lule të freskëta. Floristet tona janë të trajnuara direkt nga Shemsije Dërmaku, emri sinonim i gjërave më të bukura që janë krijuar në vendin tonë. Viti 2022
Prezenca e luleve tona në platforma digjitale rriti menjëherë kërkesën për sh*tje online. Për ne, shërbimi dhe kujdesi ndaj klientëve është prioritet kryesor andaj, për të lehtësuar procesin e zgjedhjes dhe blerjes e krijuam web faqen për sh*tje online. Viti 2023
Puna me lule është profesion shumë i veçantë, fillimisht kërkon dashuri për lulet dhe më pas trajnim profesional. Trajnimet profesionale për florist/e deri sot i kemi ofruar vetëm për ekipin tonë, por nga viti 2023 kemi vendosur që njohuritë e fituara në Itali t’i ndajmë me të gjithë ju që lulet i keni pasion.