29/10/2025
“Hyjnesha në Fron” është një terrakotë e lashtë, një artefakt që daton që nga koha e gurit (neoliti). Ajo është dëshmi e stërgjyshërve dardanë, të cilët e nderonin gruan si qendër të krijimit, pjellorisë dhe jetës.
Kjo figurë e punuar me kujdes të jashtëzakonshëm nga argjila e pjekur, paraqet një grua të ulur në fron simbol i pushtetit shpirtëror dhe hyjnor të femrës.
Në barkun e saj, labirinti i gërricuar mbi barkun sapo të fryrë simbolizon mitrën, qendrën e krijimit të jetës, gjithnjë të lidhur me Diellin e plotfuqishëm, që shihet si simbol në qafore shkruan shqip.info.
Karakteristikat e saj femërore janë dëshmi e epokës së matriarkatit periudhë ku gruaja sundonte jetën shoqërore dhe shpirtërore.
Kjo figurë antropomorfe i përket kulturës së Vinçës, me përmasa 18.5 cm lartësi dhe 5–7 cm gjerësi.
Barku i theksuar, busti simetrik, krahët e mbledhur dhe medaljoni në gjoks me qafore të gjerë të vizatuar me gërvishtje, tregojnë për një nivel të lartë artistik dhe simbolik të popullsisë dardane të asaj kohe.
Sot, Hyjnesha në Fron ruhet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, si një nga simbolët më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Ajo nuk është vetëm një figurë e lashtë është shpirt, histori dhe identitet, që na kujton se rrënjët tona janë po aq të thella sa vetë koha.