Evente në qytet

Evente në qytet Evente kulturore në Kosovë, për Kosovën, që përcjellin një mesazh frymëzues dhe mbjellin shpresë. Një lëvizje që bashkon njerëz rreth së mirës.

Një natë e paharrueshme në Vushtrri ✨“Stratagem” u prit me shumë emocione, reagime dhe duartrokitje.  Edhe pas përfundim...
18/05/2026

Një natë e paharrueshme në Vushtrri ✨

“Stratagem” u prit me shumë emocione, reagime dhe duartrokitje.
Edhe pas përfundimit të shfaqjes, shumë prej të pranishmëve qëndruan për të takuar dhe kaluar kohë me turpen e Ballet Magnificat.

Faleminderit Vushtrri për mikpritjen.

Shpresojmë që mesazhi i kësaj nate të vazhdojë të ndikojë për mirë në zemrat dhe jetët e atyre që ishin me ne.☺️

Faleminderit Prizren✨
16/05/2026

Faleminderit Prizren✨

Ballet Magnificat arrin në VUSHTRRI! 👏🏻 Shumë të nderuar të takohen me përfaqësues të institucioneve kulturore të qyteti...
15/05/2026

Ballet Magnificat arrin në VUSHTRRI! 👏🏻

Shumë të nderuar të takohen me përfaqësues të institucioneve kulturore të qytetit: z.Gezim Saraçi, drejtor i Qendrës së Kulturës, znj.Medina Bunjaku, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe znj.Florina Krasniqi, përfaqësuese e bibliotekës së qytetit.

Me padurim presim të ndajmë me publikun shfaqjen “Stratagem” dhe mesazhin e veçantë që ajo sjell, nesër në ora 20:00.

Gjithashtu, jemi të lumtur të njoftojmë se hyrja për shfaqjen në Vushtrri do të jetë FALAS.

Mos e humbni këtë mundësi!
Ju mirëpresim ✨

📌16 maj, e shtunë | ora 20:00
🏛️ Qendra e kultures ‘Hasan Prishtina’, Vushtrri

15/05/2026

Një moment i bukur nga “Stratagem” mbrëmë në Prizren ✨🧑🏼‍🩰🩰

Mbrëmë, Prizreni nuk ishte thjesht spektator. Ishte pjesë e një tregimi të rëndësishëm për jetën e secilit.“Stratagem” u...
15/05/2026

Mbrëmë, Prizreni nuk ishte thjesht spektator. Ishte pjesë e një tregimi të rëndësishëm për jetën e secilit.

“Stratagem” u prit në një sallë të mbushur plot, përpara një publiku që i dha kësaj nate një peshë dhe bukuri të veçantë.

Ishte nder të shihnim artistë, aktorë, përfaqësues të qytetit dhe shumë dashamirës të artit të ndanin këtë mbrëmje me

Faleminderit, Prizren.

Shpresojmë që mesazhi i kësaj historie të vazhdojë t’ju inkurajojë edhe përtej kësaj mbrëmjeje. ✨

14/05/2026

✨SONTE, Ballet Magnificat sjell në Prizren shfaqjen “Stratagem”. Një performancë që ndërthur baletin, teatrin dhe tregimin në një mënyrë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në skenat tona.

Një histori e fuqishme mbi të vërtetën, mashtrimin dhe zërat që ndikojnë zemrën e njeriut.

Teatri “Bekim Fehmiu” — Prizren
Ora 20:00
Dyert hapen në 19:30

🎟️ Ende keni kohë ta rezervoni biletën tuaj, ose mund ta blini sonte para shfaqjes në teatër.

13/05/2026
Ballet Magnificat arrin në Prizren! 🩰 Shumë të nderuar të takohen me kryetarin e Prizrenit z.Shaqir Totaj për një moment...
13/05/2026

Ballet Magnificat arrin në Prizren! 🩰

Shumë të nderuar të takohen me kryetarin e Prizrenit z.Shaqir Totaj për një moment miqësie, vlerësimi dhe bashkëpunimi kulturor.

Me padurim presim të ndajmë me publikun shfaqjen “Stratagem” dhe momentet e veçanta që na presin.

Ju mirëpresim të enjten, në ora 20:00!

12/05/2026

✨Stratagem✨

C. S. Lewis shpesh e paraqiste të keqen jo si diçka të zhurmshme dhe të dukshme, por si një zë të heshtur që, pak nga pak, ndikon mënyrën si mendojmë dhe vendimet që marrim.

Ballet Magnificat përmes ‘Stratagem’ sjell në skenë pikërisht këtë përballje, tensionin mes së vërtetës dhe mashtrimit, dritës dhe shtrembërimit, dhe betejën e padukshme për atë që udhëheq zemrën e njeriut.

Këtë javë në Prizren dhe Vushtrri.
Një mundësi që rrallë vjen në skenat tona.

Mos e humbni!

E bukura e shfaqjes Stratagem është që secili e sheh veten diku brenda saj.Sepse të gjithë e njohim atë ndjesinë e zërav...
11/05/2026

E bukura e shfaqjes Stratagem është që secili e sheh veten diku brenda saj.

Sepse të gjithë e njohim atë ndjesinë e zërave që na tërheqin në drejtime të ndryshme…
presionin, hutimin, zgjedhjet që na formësojnë pa e kuptuar.

Në një kohë ku gjithçka përpiqet të të tërheqë diku, Stratagem bën një pyetje më të madhe:
kë po e ndjek?

Kjo performancë e fuqishme vjen për herë të parë në Prizren dhe Vushtrri. Mos e humbni shancën!

📌14 maj, e enjte | ora 20:00
🏛️ Teatri ‘Bekim Fehmiu’, Prizren

📌16 maj, e shtunë | ora 20:00
🏛️ Qendra e kultures ‘Hasan Prishtina’, Vushtrri

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Evente në qytet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category