Teatri Istref Begolli

Directions Contact the business

Teatri Istref Begolli Teatri i Pejës (apo Teatri Profesional) "Istref Begolli", është një qendër e artistëve profesionist të Pejës, i cili vepronë për më tepër se 60 vite në Pejë.

Në vitet 2010, teatri ka filluar me gjeneratët e 6-të me radhë. Deri më tashti nga ky teatër apo nga kutit e tij kanë dalur dhe artist të nivelit të Kosovës. Ndër artistë më të njohur që kanë kaluar dhe kanë kontribuar në edukimin e gjeneratave të këtij teatri shquhen Abdurahman Shala, Istref Begolli, Faruk Begolli , Melihate Ajeti, Kristë Berisha Malogami, Ragip Loxha. Paraqitjet jashtë vendit, në nivele të tjera të këtij teatri kanë qenë pjesëmarrjet nëpër aktivitet të ish-Jugosllavis. Shfaqjet e lujtura merrnin pjesë në festivale amatore të Teatrove Jugosllave. Ndër to dallohen shfaqjet “Të kulla e Hasim Bajraktarit” dhe “Nita” e Josip Reles , - u plasuan si shfaqjet më të mira në Hvar të Kroacisë. Shfaqje tjera të mbetura në kujtesë për të sukseshme janë "Dredhitë e Shaptukut" , "Hakmarrjën" e Jusuf Kelmendit , "Dila" e Josip Reles, "Shatë Shaljanët" , "Valsin e kuq" etj

🎭 Më 27 mars – në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Profesionist “Istref Begolli” – Pejë dhe Drejtoria Komunale e Arsimi...
27/03/2026

🎭 Më 27 mars – në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Profesionist “Istref Begolli” – Pejë dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Pejës kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për realizimin e projektit rinor “Monologu im”.

Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet artit dhe arsimit, duke krijuar një hapësirë të re për zhvillimin kulturor dhe artistik të të rinjve.

Përmes këtij projekti synojmë:
✨ të zbulojmë dhe promovojmë talentet e rinj në aktrim
✨ të nxisim kulturën teatrore tek nxënësit
✨ të zhvillojmë aftësitë e komunikimit, vetëbesimit dhe interpretimit skenik
✨ të krijojmë një platformë bashkëpunimi ndërmjet shkollave të mesme të larta

🎤 Festivali “Monologu im” do të sjellë në skenë zërin, emocionin dhe kreativitetin e të rinjve.

Pejë

27/03/2026
Sot, pata kënaqësinë të pres në vizitë zyrtare Kapitenin e CIMIC, z. Adriano Ricco, dhe përfaqësues të KFOR-it Italian.V...
18/02/2026

Sot, pata kënaqësinë të pres në vizitë zyrtare Kapitenin e CIMIC, z. Adriano Ricco, dhe përfaqësues të KFOR-it Italian.

Vizita kishte karakter njohës, me qëllim prezantimin e skuadrës së re, e cila së fundmi ka marrë detyrën në zonën tonë. Gjatë takimit, u diskutua mbi jetën kulturore në qytet, aktivitetet dhe ngjarjet që organizohen, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në cilësinë time si Drejtoreshë e Teatrit, i informova për rolin dhe kontributin e institucionit tonë në zhvillimin e jetës artistike dhe kulturore, si dhe për projektet dhe planet që synojmë të realizojmë.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, me shpresën për komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm në funksion të komunitetit.

Me respekt,
Krenare Luta Radoniqi
Drejtoreshë e Teatrit

🎭MAGJIA E TEATRIT PËR FËMIJË ERDHI NË PEJË!🎭Patëm kënaqësinë të prezantojmë shfaqjen mysafire për fëmijë, të sjellë nga ...
04/12/2025

🎭MAGJIA E TEATRIT PËR FËMIJË ERDHI NË PEJË!🎭

Patëm kënaqësinë të prezantojmë shfaqjen mysafire për fëmijë, të sjellë nga Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona”, në bashkëorganizim me Teatrin Profesionist “Istref Begolli” në Pejë. Shfaqja u mbajt në kinemanë “Jusuf Gërvalla”.

“Përralla me lara”, përmes kukullave, muzikës dhe ngjyrave të gjalla, solli një histori të ngrohtë, plot emocione dhe mesazhe të bukura për guximin, rëndësinë e familjes dhe vetëbesimin.

Shfaqja u prezantua në dy termine, në 12:00 dhe 13:00, duke u ofruar fëmijëve një përvojë artistike të veçantë dhe shumë të pëlqyer.

Falënderojmë për bashkëpunimin!

04/12/2025
“Përralla me Lara “ vjen në Pejë! Një histori e ngrohtë, plot emocione, që flet  per guximin. Përmes kukullave, muzikës ...
03/12/2025

“Përralla me Lara “ vjen në Pejë!

Një histori e ngrohtë, plot emocione, që flet per guximin. Përmes kukullave, muzikës dhe ngjyrave të gjalla, “Përralla me Lara” sjell mesazhe të bukura për rëndësinë e familjes dhe vetëbesimit. 💫

E Enjte, 4 Dhjetor 2025
📍 Kino “Jusuf Gërvalla”
🕛 Ora 12:00 dhe 13:00
🎟️Çmimi i biletës 1.00 €

Address

Femi Agani
Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri Istref Begolli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Teatri Istref Begolli:

Shortcuts

Share