22/12/2024
Me datën 28 dhjetor (e shtunë / 11:00) alpinistët e KAP të maskuar si superheronjët e kohëve moderne lëshohen me litarë nga objekti i Sahat Kullës dhe do të shpërndajnë dhurata për të vegjlit 🎁
‘’Superheronjët në Gjakovë’’ 🦸
Aktivitet i alpinizmit urban kushtuar më të vegjëlve dhe vullnetarizmit..
Klubi Alpin Prishtina (KAP) dhe partnerët Komuna e Gjakovës, Parku Kulturor "Ali Podrimja", Community Development Fund - CDF, Activism Roots, KB Vëllaznimi, Bigstar Gjakove ju ftojnë të na bashkoheni në ngjarjen alpine dhe filantropike të fundvitit që do të zhvillohet në Sahat Kullë - Gjakovë. Ky aktivitet tashmë tradicional ndiqet nga fëmijë të shumtë me prindër, por edhe nga Institucione, subjekte dhe media. Ky është viti i dytë me radhë i këtij aktiviteti shumë të dashur për më të vegjlit por edhe për prindërit dhe qytetarët e Gjakovës.
Me datën 28 dhjetor (e shtunë / 11:00) alpinistët e KAP të maskuar si superheronjët e kohëve moderne lëshohen me litarë nga objekti i Sahat Kullës duke shpërndarë dhurata për të vegjlit të cilët gjithnjë mblidhen të organizuar nga partnerët. Ngjarja është tradicionale tashmë dhe si e tillë ka për qëllim vetëdijesimin për aktivizimin vullnetar, socializimin, dhurimin, nxitjen e filantropisë dhe ndikimin në përmirësimin e imazhit të vendit.
Sektori i Alpinizmi i Klubit Alpin Prishtina kryen përgatitje disa javore me alpinistët, partnerët dhe vullnetarët me qëllim të organizimit të duhur të të gjitha komponentëve të projektit të supërheronjëve. Janë disa organizata të përfshira, ndërsa përdoren pajisjet e thjeshta të rapellimit alpin urban, përformancë koreografike në lartësitë e objektit, kostume specifike si dhe akte tjera në kuadër të vetëdijesimit dhe promovimit sportiv dhe zbavitjes.
🗓️ Data: 28 dhjetor, e shtunë 2024
⏰ Ora: 11:00 – 12:00
📍 Vendi: Sahat Kulla – Gjakovë
Ju ftojmë të na vizitoni gjatë zhvillimit të aktivitetit dhe ta përkrahni ngjarjen me praninë tuaj.