01/09/2017
Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin
Festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve.
Provoni dhe dëshmoni efektivisht besimin ndaj Zotit. Dhe Zoti çdo herë do ju shpërblej . Duke ju bërë më të mirë për veten, për tjetrin, për shoqërinë. Duke ju bërë më të fortë fizikisht, më të kthjellët mendërisht, më të gatshëm për sfida të tjera edhe më të vështira, që i ka jeta!
Jo dëshpërim, jo lëndim, jo brenga, jo urrejtje.
Vetëm gëzim, lumturi dhe begati, dhe bekimin e Zotit, dashurinë e Zotit, ndihmën e Zotit, paqe, dhe urtësi sjelltë për të gjithë Ju kjo ditë, ky Bajram.
Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe.