Jazz in Albania Festival

Jazz in Albania Festival International Festival "Jazz in Albania" një ndër aktivitetet muzikore më të veçanta dhe profesioniste

Të nderuar zonja dhe zotërinj
Historia e muzikës Jazz në Shqipëri është relativisht e shkurtër me fillimet dhe pionieret e saj si: Krajka, Curcia, Shllaku etj. Muzika Jazz në Shqipëri ka një histori të dhimbshme në fillesat e saj ku mjaft muzikantë të talentuar përfunduan keq nën gijotinën e sistemit komunist. Ky festival është gjithashtu një Homazh për ata martirë të muzikës së “Lirisë”. Ky festival i shpreh një falenderim, të gjithë muzikantëve shqiptarë që kontribuan ndër vite në erresirën e sistemit komunist dhe më pas në lirinë e viteve 1990. Organizimet e para të muzikantëve profesionistë në muzikën Jazz fillojnë rreth viteve 2000 me perfqsues si Elina Duni, Eda Zari, Genti Rushi, Fatos Qerimaj, Ilir Kola, Sokol Sejdo, vellezerit Emilian & Ervin Dhimo, Gjon Shllaku, Markelian Kapedani , Rrok Jakaj etj si dhe muzikanti shkodran Gjon Shllaku. Festivali “JAZZinALBANIA” fillon me organizimin e dy edicioneve të para të Tirana Jazz & World Music Festival 2012 & 2013. Këtë vit emri i festivali u ndrryshua në“JAZZinALBANIA “ pasi koncertet e tij tashmë do të shtrihen në 5 qytete të Shqipërisë (Tiranë, Shkodër, Korcë, Fier, Himarë) për të gjallëruar me shumë jetën artistike si dhe për të mbështetur turizmin kulturor pranë qëndrave të trashëgimisë kulturore në Apolloni dhe Kshtjellën e Ali Pashës në Porto Palermo – Himarë. Dy programet sociale mbështesin edicionin e festivalit 2014:
1- Çfaqja e filmave me metrazh të shkruter & dokumentarë me temën kryesore “Mbrojtja e Ambientit” program i cili do të realizohet falë bashkepunimit me akademinë multimedia Marubi.
2- Program i vullnetareve: të rinjë e të reja vullnetare & ndihmës që do japin kontributin e tyre të vyer si nga ana artistike ashtu dhe praktike do të hijeshojne festivalin, vullnetarë të cilët në të ardhmen do të jenë fansa dhe artëdashës të muzikës JAZZ. Falenderim të vecantë partnerëve të festivalit:
• Ambasadave të akredituara në Shqiperi: Austrisë, Cekisë, Gjermanisë, Israelit, Istitutit Italian të Kulturës, Istitutit Yonus Emre, si dhe institucioneve shqiptare : Ministria e Kulturës, Bashkive Fier, Himarë, Korcë, Shkodër, Tiranë.
• Mediave që mbështesin fuqimisht suksesin e këtij festivali TOP-CHANNEL dhe NËES 24, natyrisht dhe partnerëve: Hotel Sheraton - Tiranë, Hotel Coloseo - Shkodër, Hotel Kocibelli – Korcë, akademinë multimedia “Marubin”, Delta Print, qëndrën kombëtare muzikore “MERSART”.
• Sponsoret: Plus, Red Bull, Jalifat - publishing house ……… etj
Uroj që ky mozaik ndërkombëtar kulturor i muzikës Jazz, nëpërmjet interprtimit të artistëve dhe muzikës Jazz përveç argëtimit t’ju transmetojë edhe lirinë & fantazinë e të menduarit si dhe kujdesin & dashurinë për ambientin. Drejtor i festivalit Besim Petrela

23/09/2026
🇪🇸🇦🇹 Nata e Parë e International Jazz Festival 2026 – Hapja e Madhe më 23 Shtator! 🎷✨  Edicioni XV i festivalit çel sipa...
19/09/2026

🇪🇸🇦🇹 Nata e Parë e International Jazz Festival 2026 – Hapja e Madhe më 23 Shtator! 🎷✨

Edicioni XV i festivalit çel siparin në Tiranë me dy formacione të jashtëzakonshme që bashkojnë virtuozitetin mesdhetar me elegancën e xhazit bashkëkohor evropian:

🇪🇸 Antonio Serrano & Kaele Jiménez (Spanjë)
Antonio Serrano është një nga fizarmonistët më të mëdhenj spanjollë të të gjitha kohërave dhe fitues i çmimit Latin Grammy. I njohur botërisht për futjen e harmonikës në flamenko përgjatë një dekade bashkëpunimi me legjendarin Paco de Lucía, ai lëviz me lehtësi të rrallë mes xhazit, muzikës klasike, tangos dhe popit.
Kaele Jiménez, një fenomen i vërtetë muzikor i pajisur me aftësinë e rrallë të "vesh*t absolut", zotëron pianon me një intuitë të spikatur autodidakte. Improvizimet e tij të çastit ndërthurin fuqishëm rrënjët rome me pasionin modern për xhazin.

🇦🇹 Purple is the Color (Austri)
I themeluar nga pianisti Simon Raab, ky kuartet elitar me instrumentistë nga Austria dhe Republika Çeke njihet si një nga zërat më origjinalë të xhazit të improvizuar evropian.
Me moton "E kuqja është zemra, e kaltërta mendja, vjollca ekuilibri", muzika e tyre dallohet për elegancë të rrallë, liri krijuese dhe ndërthurje organike të xhazit me rryma bashkëkohore. Grupi numëron çmime të shumta ndërkombëtare, pjesëmarrje në Jazzahead! dhe rezidencën prestigjioze si Stageband në klubin legjendar vjenez Porgy & Bess.
Formacioni: Simon Raab (piano), Robert Schröck (saksofon), Martin Kocián (kontrabas), Michał Wierzgoń (bateri).

📍 Vendi: Salla e Koncerteve "Tonin Harapi", Liceu Artistik "Jordan Misja", Tiranë
📅 Data: 23 Shtator | Ora: 19:00
🎟 Hyrja: E lirë

(Fotot/Posterat e bashkëngjitura në galeri) 📸☝🏻

🎷 International Jazz Festival 2026 – Edicioni XV vjen në Tiranë! 🎶Tingujt më magjepsës të xhazit botëror mblidhen sërish...
15/09/2026

🎷 International Jazz Festival 2026 – Edicioni XV vjen në Tiranë! 🎶
Tingujt më magjepsës të xhazit botëror mblidhen sërish në kryeqytet për tri net magjike plot ritëm, improvizim dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

📍 Vendi: Salla e Koncerteve "Tonin Harapi", Liceu Artistik "Jordan Misja"
⏰ Ora: 19:00

📅 PROGRAMI DHE ARTISTËT PJESËMARRËS:
23 Shtator
Antonio Serrano & Kaele Jiménez (Spanjë)
Purple Is The Color (Austri)

24 Shtator
Simone Prattico Trio (Itali)
"Father & Son" Dimitrios & Nestor Vassilakis with Gent Rushi Trio (Greqi & Shqipëri)

25 Shtator
晗瞳爵士五重奏 • XU QUINTET (Kinë)
JFF Little Big Band – Dirigjent Toni Kitanovski (Maqedoni e Veriut)

🤝 Organizuar nga:
Shoqata "Syri Blu" & Albanian Jazz Society
🏛 Mbështetur nga:
Bashkia Tiranë & Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS)

🌍 Partnerët & Mbështetësit Ndërkombëtarë:
Ambasada Spanjolle & AECID (España VIVA) | Ambasada e Austrisë në Tiranë | Ambasada e Greqisë në Shqipëri | Istituto Italiano di Cultura | Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri

✨ Mos e humbisni atmosferën e jashtëzakonshme të xhazit në Tiranë! Hyrja e hapur për të gjithë artdashësit.

Address

Sheshi Skenderbej "Pallati I Kultures"
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jazz in Albania Festival posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Jazz in Albania Festival:

Shortcuts

Share