SOL International Music Festival

SOL International Music Festival Sol international Music Festival sjell së bashku artistë të talentuar dhe dashamirës të muzikës në një atmosferë magjike dhe intime. Hyrja e lire!

Bëhuni pjesë e festivalit në datat 26, 27 dhe 28 Korrik 2024, ora 20:00 në Kishën e Shën Spiridhonit, Vuno.

Më 8 gusht, ju ftojmë në koncertin përmbyllës të edicionit të tretë të SOL International Music Festival ☀️Programi nis m...
20/07/2026

Më 8 gusht, ju ftojmë në koncertin përmbyllës të edicionit të tretë të SOL International Music Festival ☀️

Programi nis me Oktetin në Mi bemol maxhor, Op. 20 të Felix Mendelssohn, një nga kompozimet më të rëndësishme të muzikës së dhomës.
Në pjesën e dytë, sopranoja Lira Milla, e shoqëruar nga ansambli i festivalit, do të interpretojë arie dhe lied-e të zgjedhura nga disa prej kryeveprave të repertorit vokal.

📍 Oborri i Kishës së Shën Spiridhonit, Vuno
🗓️ 8 gusht | 20:30
🎟️ Hyrja e lirë
🥂 Pas koncertit ju ftojmë në një koktej me artistët

Më 7 gusht, ju ftojmë të na bashkoheni për koncertin hapës të edicionit të tretë të SOL International Music Festival ☀️P...
20/07/2026

Më 7 gusht, ju ftojmë të na bashkoheni për koncertin hapës të edicionit të tretë të SOL International Music Festival ☀️

Programi i kësaj mbrëmjeje sjell së bashku On the Nature of Daylight të Max Richter, Katër Stinët e Antonio Vivaldit, me solistë Laura Llozi, Janela Nini dhe Albert Steinberger, si edhe Romanian Folk Dances të Béla Bartók-ut – tre vepra që, secila në mënyrën e vet, eksplorojnë natyrën, emocionin dhe traditën.

Ju presim në oborrin e Kishës së Shën Spiridhonit në Vuno për të ndarë së bashku një mbrëmje muzikore në një atmosferë unike.

📍 Vuno
🗓️ 7 gusht | 20:30
🎟️ Hyrja e lirë
🥂 Koktej me artistët pas koncertit

🎶 Me shumë kënaqësi ju ftojmë në edicionin e tretë të SOL International Music Festival!Më 7 dhe 8 gusht, në oborrin e Ki...
16/07/2026

🎶 Me shumë kënaqësi ju ftojmë në edicionin e tretë të SOL International Music Festival!

Më 7 dhe 8 gusht, në oborrin e Kishes së Shën Spiridhonit në Vuno, artistë me karrierë ndërkombëtare nga vende të ndryshme të Europës do të bashkohen për dy mbrëmje të veçanta muzikore.

Një falënderim i veçantë shkon për mbështetjen e pakushtëzuar të
Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

🎟️ Hyrja e lire!
🥂 Pas çdo koncerti, ju ftojmë të bashkoheni me artistet në një koktej, për të ndarë së bashku atmosferën e festivalit.


06/01/2026

Krejt ndryshe mbrëmja e dytë e Sol International Music Festival
Një program i veçantë muzikor, në një ambient të kuruar me kujdes nën ndriçimin e qirinjve.✨✨
Falënderojmë publikun për praninë, vëmendjen e dashamirësinë e treguar gjatë koncertit. ❤️

Një falënderim i veçantë shkon për dhe Kryetarin e saj, z. , pa mbështetjen e të cilëve ky aktivitet kulturor nuk do të kishte qënë i mundur. ✨✨✨
Faleminderit që ish*t pjesë e SOL International Music Festival

02/01/2026

Mbrëmja e parë e SOL International Music Festival « Christmas Edition » u kurorëzua me sukses dhe solli magjinë e festave të fundvitit në Himarë 🎄❄️✨🎁❤️

Falenderime të veçanta per për mbështetjen e pakursyer dhe Kryetarin e Bashkisë Himarë, z. Vangjel Tavo, për besimin dhe bashkëpunimin.
Mirënjohje të gjithë artistëve, bashkepunëtorëve dhe publikut që e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë.
që ish*t pjesë e saj. 💌

Pas super mbremjes se sotme, ju ftojme neser ne nje tjeter mbremje magjike te Sol International Music Festival, nën drit...
29/12/2025

Pas super mbremjes se sotme, ju ftojme neser ne nje tjeter mbremje magjike te Sol International Music Festival, nën driten e qirinjve, me sopranon Anastasia Skënderaj dhe kuartetin e harqeve. Plot surpriza dhe emocione qe nuk duhen humbur ✨🕯️🎶

Address

Kisha E Shën Spiridhonit, Vuno
Himarë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SOL International Music Festival posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share