10/05/2026
Hapja e sezonit 2026 me takimet e motoristëve shqiptarë, te Klubit Kombetar Shqiptar te Motoristeve SHQIPONJAT.
Sezoni i ri për vitin 2026 u hap me takimin e parë, i cili u organizua nga rajoni AG/LU më 26 prill. Ndërsa sot, më 10 maj, u mbajt takimi i radhës, i organizuar nga rajoni BE/SO/FR.
Siç shihet edhe nga fotografitë, në të dy takimet pjesëmarrja e anëtarëve ishte shumë e kënaqshme. Vërehej qartë kënaqësia dhe atmosfera miqësore që përjetonin anëtarët gjatë takimeve me njëri tjetrin.
Anëtarët përshëndeteshin dhe përqafoheshin si vëllezër, duke shkëmbyer biseda, kujtime dhe përvoja nga periudha e kaluar.
Takimi i sotëm, më 10 maj, kishte edhe një veçanti : Presidenti i Klubit Kombëtar Shqiptar të Motoristëve “SHQIPONJAT”, Safet Baftijaj, festonte ditëlindjen e tij.
Për këtë arsye, festa e organizuar në Restaurant Desperados në Gerlafingen mori edhe një atmosferë më festive dhe të veçantë.
Në fund, të gjithë u përshëndetën përzemërsisht, duke uruar që edhe takimi i ardhshëm të kalojë edhe më bukur dhe me më shumë pjesëmarrje.